Lahm: Kishim raste tona

Sporti

Lahm: Kishim raste tona

Më: 7 maj 2015 Në ora: 11:32

Philipp Lahm, kapiten i skuadrës së Bayernit, mendon se nuk e kanë merituar një humbje të tillë në bazë të posedimit të topit në ‘Camp Nou’. Barcelona në 15 minutat e fundit falë Lionel Messit të shkëlqyer triumfoi me rezultat bindës 3:0. “Rezultati nuk ishte i drejtë. E dominuam ndeshjen për një periudhë të gjatë kohore dhe pastaj e lejuam Barcelonën që të shënoj tri gola nga kundërsulmet”, tha Lahm. Sipas tij, duhej të ishin më të vëmendshëm dhe mos të lejoni një humbje të tillë. “Kishim raste tona, ata kishin rastet e tyre. Por, ne e bëmë punën më të lehtë për ta. Nuk duhej që të humbasim me këtë rezultat”, ka thënë Lahm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat