Mexes: Nuk bëhet më keq për Milanin

Sporti

Mexes: Nuk bëhet më keq për Milanin

Më: 7 maj 2015 Në ora: 09:15

Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes, thotë se për Rossonerët nuk mund të shkojë “më keq se kaq” gjatë këtij sezoni.
Rossonerët janë në mes të tabelës pas një sezoni për t’u harruar, përfshirë dy disfata radhazi në dy ndeshjet e fundit.

“Pas gjithë kësaj, vërtet nuk mund të ketë më keq se kaq. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, pasi të gjithë ne kemi nevojë për bashkëlojtarët dhe duhet të gjithë të ndjehemi si liderë”.

“Ne e dimë se fansat nuk janë të kënaqur dhe na takon neve ta rikthejmë krenarinë tonë”.

“Në nivel personal, mbase ka qenë një prej sezoneve të mia më të mira, por nuk mund ta konsideroj pozitiv pasi të gjithë jemi në një barkë”.

“Tash na duhet kurajë dhe krenari për ta nderuar fanellën”, ka shtuar francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat