Benzema i gatshëm për lojë

Sporti

Benzema i gatshëm për lojë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:48

Sipas mediave spanjolle, mësojmë se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është rikuperuar plotësisht dhe është i gatshëm për lojë.

Sipas raportit të bërë nga Marca, mësojmë se Karim Benzema është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij.

Ai është i gatshëm për lojë, dhe pritet të paraqitet menjëherë në takimin e ardhshëm që Reali e zhvillon ndaj Valencias.

Kështu, francezi do të jetë gati edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, ndërsa ky është një lajm mjaft i madh për Realin, pasi Benzema është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat