Mayweather fitoi aq shumë sot, saqë mund ta huazojë vetë Ronaldon

Sporti

Mayweather fitoi aq shumë sot, saqë mund ta huazojë vetë Ronaldon

Më: 3 maj 2015 Në ora: 20:31

Cristiano Ronaldo mund të bëhet ‘pronë’ e Floyd Mayweather.

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather, ka fituar më shumë se 116 milionë funte pas triumfit kundër Manny Pacquiaos.

Amerikani vazhdon të jetë sportisti më i pasur në botë, ndërsa me fitoren e sotme ai mund t’ia bëjë një dhuratë vetës: Ta huazojë Ronaldon.

Mirror shkruan se Mayweather mund ta bëjë një gjë të tillë pa problem për gjithë karrierën e portugezit.

Ky i fundit paguhet rreth 265 mijë funte në javë dhe Mayweather mund ta huazojë lojtarin për 49,262 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat