Fitore minimale e Chelseat

Sporti

Fitore minimale e Chelseat

Nga: K.G. Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:24

Skuadra e Chelseat veç është praktikisht kampion i ri i Anglisë, skuadër e cila në vatër të vet shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Crystal Palaces. Chelseat fituan me golin e realizuar nga Eden Hazard, gjuajtjen e të cilit nga penalltia e priti portieri mysafir, por topin e rikthyer e plasoi në rrjetë. Hazard e nxori penalltinë, pasi u pengua në mënyrë të palejueshme nga Mariappa në minutën e 45-të. Chelsea kryeson me 83 pikë tri javë pa përfunduar kampionati. Londinezët që drejtohen nga trajneri Jose Mourinho ishin më të mirë, por nuk ia dolën që ta tundin rrjetën më shumë se një herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat