Klitschko mposht edhe Jenningsin, mbetet kampion bote

Sporti

Klitschko mposht edhe Jenningsin, mbetet kampion bote

Më: 26 prill 2015 Në ora: 07:03

Wladimir Klitschko mbetet kampion bote për peshat e rënda. Boksieri 39 vjeçar ukrainas, ka dalë i pamposhtur edhe ndaj Bryant Jennings, duke mbrojtur titullin botërorë.

Meçi mes Klitschko dhe Jennings, zgjati 12 raunde, dhe fituesi u përcaktua me vendim të gjyqtarëve.

Klitschko që regjistroi fitoren e 64 në karrierë, nuk i dha shumë hapësirë Jennings, duke ia shkaktuar humbjen e parë në boksin profesionist, pas 19 fitoreve.

Ky është viti i 11 që Klitschko mbetet në krye të boksit në peshat e rënda, nga humbja e fundit në vitin 2004 nga Lamon Brewster.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat