City fitore të mundimshme ndaj Aston Villës

Sporti

City fitore të mundimshme ndaj Aston Villës

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:54

Manchester City ka arritur të arkëtojë pikë të plota përballë Aston Villas (3-2) në Etihad Stadium, në një ndeshje që pati fund dramatik.
Vendasit arritën të kalonin në epërsi gjatë pjesës së parë, në të cilën nuk ishin aspak bindës. Sergio Aguero shfrytëzoi gabimin e portierit mysafir për të kaluar në avantazh ekipin e tij (3’).

Aleksandar Kolarov e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë me një gol nga gjuajtja e lirë (66’).

Mirëpo, Tom Cleverley shumë shpejt e ngushtoi rezultatin me një goditje nga jashtë zonës (68’), ndërsa Carlos Sanchez i nivelizoi shifrat (85’).

Fernandinho u kujdes që City të largohej kokëlartë nga kjo ndeshje duke shënuar golin e fitores (89’).

Manchester City është pozicionuar në vend të dytë me nëntë pikë prapa Chelseat (por Blutë kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara).

Dy ndeshje më pak të zhvilluara ka edhe Arsenali që tash mban vendin e tretë në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat