Mexes shpreson të rinovojë me Milanin

Sporti

Mexes shpreson të rinovojë me Milanin

Më: 21 prill 2015 Në ora: 08:47

Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes, ka thënë se ai është i interesuar të rinovojë me Rossonerët.
Francezi do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe ende nuk ka pranuar marrëveshje të re për të qëndruar në San Siro.

“Rinovimi? Shpresoj”, ka thënë Mexes para gazetarëve, transmeton Telegrafi. “Unë jetoj ditë pas dite, por për familjen time do të ishte e rëndësishme ta di se ku po shkojmë. Kjo është e vetmja gjë që më iriton pak”.

“Sa i takon pjesës tjetër, do të jap maksimumin deri në fund të sezonit”, ka thënë francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat