City po luan me të ardhmen e Toures

Sporti

City po luan me të ardhmen e Toures

Më: 19 prill 2015 Në ora: 10:43

Dimitri Seluk ka thënë se Yaya Toure po fajësohet për dështimet e Manchester Cityt këtë edicion.

Agjenti i Yaya Toures, Dimitri Seluk ka kërkuar nga Manchester City që të ndalë lojën rreth të ardhmes së klientit të tij.

Ai ka thënë se nëse City nuk e dëshiron në skuadër, atëherë duhet të vijnë dhe të ia thonë atij, pasi nuk do të ishte problem që të gjenin një skuadër të re.

“Nëse City dëshiron që Toure të largohet, ata duhet ta thonë atë. Dy klubet më të mëdha në botë janë të interesuara për të dhe nëse City dëshiron ta shes, atëherë brenda 24 orëve do të ketë edhe 10 skuadra tjera të interesuara”, tha Seluk për Sunday Mirror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat