Wengeri tifoz i Manchester Unitedit

Sporti

Wengeri tifoz i Manchester Unitedit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:29

Manchester United e ka fituar një tifozë të veçantë për ndeshjen e Premier League kundër Chelseat. Fjala është për trajnerin e Arsenlit Arsene Wenger, i cili është i vendosur që të përkrah skuadrën e Luis Van Gaal në ndeshjen që zhvillohet të shtunën në “Stamford Bridge”, pasi kjo ndeshje është vendimtare për titullin kampion në elitën e futbollit anglez.

“Chelsea-United është një sfidë e madhe dhe një fitore e Unitedit do të hapte matematikisht garën për titull, por ne duhet të mendojmë vetëm për rezultatet tona”, tha Wenger.

Një kritike tjetër e trajnerit francez ishte edhe koha thuajse e njëjtë kur do të luajnë Chelsea-Manchester United dhe ndeshja tjetër Arsenal-Reading.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat