Feronikeli beson se do ta mposhtin Drenicën

Sporti

Feronikeli beson se do ta mposhtin Drenicën

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2015 Në ora: 19:24

Drenica nga Skenderaj udhëton me synime që ta befasojë kryesuesin e renditjes, Feronikelin nga Drenasi. Feronikeli në pranverë po tregon forcën në elitë, e cila për 6 ndeshje nuk ka pësuar asnjë gol ose plotë 630 minuta, kësisoj renditen në krye me 44 pikë të mbledhura. Takimi i fundit mes këtyre skuadrave është zhvilluar me 5 prill në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj dhe kishte përfunduar 0:0, ndërsa këtë herë Feronikeli është në cilësinë e vendasit dhe ndeshja luhet nesër në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren, në orën 14.00, e vlefshme e rrethit të tretë (java e 23-të) e Raiffesen Superligës së Kosovës në futboll.

Sulmuesi i Feronikelit, Përparim Livoreka, pretendon edhe tri pikët e radhës dhe të vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit të kampionit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat