Deri dje baba i futbollit, kurse sot hakmarrës!

Sporti

Deri dje baba i futbollit, kurse sot hakmarrës!

Nga: Shkruan: Nexhmedin Bunjaku Më: 16 prill 2015 Në ora: 19:01

Reagimet sportive
Deklaratat e "kryetrajnerit " te KF Hajvalia, pas dënimit të shqiptuar nga komisioni disiplinorë i FFK-së, që ai e quan "hakmarrje " e të parit të FFK-së, bien në kundërshtim me vetë fjalët e tija të thëna hiq më larg se në shpalljen e futbollistit më të mirë vitin e kaluar, kur ai vetë pati deklaruar se i pari i FFK-së është baba i futbollit, kurse brenda një kohe aq të shkurtër ky idhull, baba i futbollit, pra i pari i FFK-së kthehet në "hakmarrës ".

Nuk dua të mbrojë askënd, por aludoj që të kihet kujdes për fjalët dhe deklaratat që dalin në opinion, që në të ardhmen mos të vijmë në kundërshtim me vetë fjalët tona. Është e dhimbshme kur preken interesat vitale, e sidomos në sport, ku shpeshherë ndodhë që shkaku i një ndeshje apo rezultati, nga miqësia e mirë kthehet në urrejtje, e kjo që sa kohë po e dëmton sportin e Kosovës në përgjithësi e futbollin në veçanti, e për gjithë këtë them, se duhet të kemi durim dhe në qetësi dhe me gjakftohtësi duhet të kalohen këto situata, sepse vetëm ashtu dëshmohet profesionalizmi dhe e vërteta si sportist.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat