Fillon rikonstruksioni i "Loro Boriçit", ferrit të Serbisë (Foto)

Sporti

Fillon rikonstruksioni i "Loro Boriçit", ferrit të Serbisë (Foto)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 09:17

Fitorja e kombëtares së Shqipërisë kundër Armenisë dhe rritja e shpresave për t’u kualifikuar në finalet e Euro 2016, ka vënë në lëvizje dhe institucionet shtetërore.
Pas shumë muajsh që nga premtimi i Kryeministrit Edi Rama, rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi” do t’i hapet rruga ditën e nesërme, e mërkurë. Drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit thënë se Këshilli Kombëtar i Territorit do të mblidhet këtë mesjavë për të dhënë lejen e ndërtimit.

Kjo gjë do të bënte që puna për rikonstruksionin e impiantit të Shkodrës të nisë shpejt, pasi projektet janë gati. Objektiv është përfundimi i punimeve që stadiumi të jetë gati për ndeshjen kundër Serbisë në program për t’u luajtur më 8 tetor.

Deri në ditën e sfidës duhen afërisht gjashtë muaj, çka do të thotë një garë kundër kohës. Kjo gjë pranohet edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit, por që afatet mund të arrihen duke punuar me orare të zgjatura për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”.

Sipas projektit impianti i ri do të ketë një kapacitet prej 17 mijë vendesh, pra më të madh se “Elbasan Arena” dhe për këtë arsye investimi fillestar parashikohet të shkojë nga 10 deri në 12 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat