Krasniqi premton: Nuk dorëzohem derisa të shpallem kampion!

Sporti

Krasniqi premton: Nuk dorëzohem derisa të shpallem kampion!

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:31

Haxhi Krasniqi ka thënë se nuk do të dorëzohet deri sa të shpallet kampion i botës.

Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi ka falënderuar popullin shqiptarë dhe ka premtuar se do ta qoj amanetin e tyre deri në fund.

“I falënderona krejt popullin shqiptar dhe më kanë konsiderua sikur të isha ndonjë person prej tyre dhe ata më japin më shumë vullnet dhe më detyrojnë të kem obligim edhe ma të madh dhe shpresoj dhe besoj që këtë amanet do ta qoj deri në fund”, tha Krasniqi në emisionin Sonte me Berat Miftarin në RTK.

Ai po ashtu tha se nuk e ndjen vetën si humbës pas duelit me Brahmerin.

“Momente shumë të këqija ishin kur e humba meçin edhe pse nuk e kam ndje vetën si humbës, edhe pse nuk e kam fituar titullin, kam fituar shumë më shumë se aq. Kam kohë edhe 10 vite dhe shpresoj që shumë shpejt do ta synoj sërish titullin e kampionit botëror”.

Krejt në fund foli edhe për Luan Krasniqin, për të cilin tha se është idoli i tij dhe ka respekt shumë të madh për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat