NBA, Oklahoma edhe më afër fazës playoff

Sporti

NBA, Oklahoma edhe më afër fazës playoff

Më: 31 mars 2015 Në ora: 00:16

Wade ishte padiskutim më i miri i sfidës me 40 pikë 6 rebound dhe 4 asiste.

Rusell Westbrook afron akoma edhe më shumë Oklahoma City Thunder me fazën play-off në Nba. Mvp-ja i All Star Game koleksionoi në total 33 pikë 9 rebound dhe 7 asiste duke ndihmuar Oklahomën të përmbyste një disavantazh prej 20 pikësh për të fituar në fund 109-97 ndaj Phoenix Suns në Arizona. Markieff Morris realizoi gjithsej 24 pikë ndërkohë që arriti të zotëronte edhe 7 rebound por as paraqitja e tij pozitive nuk i mjaftoi Phoenix për të evituar disfatën e 36 sezonale. Pas kësaj humbjeje skuadra e drejtuar nga trajneri Jeff Hornacek ka me të vërtetë shumë pak shanse për t'u kualfikuar në Play-Off. Në Talking Stick Resort Arena të Arizonas sfida nisi me një Phoenix në superformë. Markieff Morris me një kosh të tijin i dha avantazhin fillestar ekipit vendas 11-8, dhe pavarsisht përpjekjeve të Rusell Westbrook për të bërë dicka perioda e parë u mbyll me shifrat 35-24 në favor të Suns. Edhe 12-minutëshi i dytë nisi me dominimin e Phoenix. Kur kishte kaluar pothuajse gjysma e kësaj periode skuadra vendase kryesonte me plot 20 pikë avantazh, por që nga ky moment nisi edhe kthesa e madhe e Oklahomas.

City Thunder të udhëhequr nga ylli i tyre Rusell Westbrook shkuan në pushim me një disvantazh prej vetëm 8 pikësh. Me rikthimin në parket Oklahoma nuk u ndal më dhe përvec Westbrook spikati me lojën e tij edhe Augustin që e mbylli ndeshjen me 19 pikë në total. Westbrook realizoi një dypikësh që e ngushtoi diferencën në vetëm 5 pikë, ndërsa pak caste më vonë Dion Waiters me një kosh të tijin barazoi shifrat në 71-71. Oklahoma nuk e hoqi më këmbën nga gazi dhe deri në fund arriti të realizonte edhe 38 pikë të tjera duke fituar gjithë ndeshjen me rezultatin 109-97. Me këtë sukses City Thunder konsoliduan pozitat e tyre në vendin e 8 të konferencës së Perëndimit dhe në 8 ndeshjet e fundit do tu mjaftonin 5 fitore për tu kualfikuar në Play-Off. Në sfidat e tjera të mbrëmjes spikat fitorja e San Antonio Spurs përballë Memphis Grizzlies 103-89. Kampionët në fuqi falë Kawhi Leonard që shënoi 25 pikë arritën të merrnin një sukses shumë të rëndësishëm që i kualifikoi matematikisht në Play-Off. Një Dwane Wade fantastik udhëhoqi Miami Heat drejt një fitoreje me shifrat 109-102 përballë Detroit Pistons. Wade ishte padiskutim më i miri i sfidës me 40 pikë 6 rebound dhe 4 asiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat