Bartomeu: Neymar është 'Beckhami' ynë

Sporti

Bartomeu: Neymar është 'Beckhami' ynë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 22:36

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu thotë se Neymar da Silva do të jetë 'makinë' e parave në futboll që pas pensionimit të David Beckham.

Përveç se ishte një futbollist i madh, Beckham i sollte klubeve të tij edhe përfitime të mëdha nga sponzorët, ndërsa Bartomeu thotë se Neymar mund t'ia 'ofrojë' këtë klubit të tij.

''Unë gjithmonë e marr si shembull David Beckham. Me transferimin e Neymar ne kemi menduar që të sjellim një figurë të lartë që na sjellë edhe përfitime të mëdha me spozorët''.

''Neymar nuk është vetëm një futbollist i mrekullueshëm, ai është edhe një superyll botëror. Ne kurrë nuk kemi pasur një lojtar si ai në klub''.

''Ne dëshironim që ta sillnim një lojtar me ndikim si të Beckham dhe këtë e realizuam me transfeirmin e Neymar'', tha Bartomeu për Cadena SER.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat