Luftoj për veten dhe familjen time

Sporti

Luftoj për veten dhe familjen time

Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:43

John Terry është prej futbollistëve më luftarak te Chelsea dhe shpreson të luajë edhe sa më shumë vite. Ai iu është gëzuar trofeut (Capital One Cup) që fitoi me Chelsean të dielën që e lamë pas. “Nuk e di edhe sa kohë më ka mbetur. Shpresoj të kem edhe disa vite, por nëse ky është viti im i fundit, atëherë shpresoj të largohem me zhurmë. Pasiguria më ka ndihmuar pozitivisht. Rolet kanë ndryshuar, ju nuk keni katër ose pesë vite kontratë para kur jeni i moshuar dhe tash fuqia është në duart e klubit. Kjo më inspiron. Luftoj për veten dhe familjen time, dhe për t’u treguar se të tjerët e kanë gabim. Nuk ka sfidë më të madhe se kjo”, ka thënë Terry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat