Ancelotti: Dua ta fitoj Kupën e Botës me Italinë

Sporti

Ancelotti: Dua ta fitoj Kupën e Botës me Italinë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 00:24

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për dëshirën e tij që në të ardhmen të bëhet trajner i kombëtares së Italisë.

55-vjeçari ka fituar shumë tituj të ndryshëm me klubet si Juventusi, Milani, Chelsea, PSG dhe Real Madridi.

Mirëpo, trajneri aktual i Los Blancos thotë se ëndrra e tij më e madhe është që të jetë trajner i Italisë.

“Ëndrra ime është që të bëhem trajner i kombëtares së Italisë. Unë shpresoj që në të ardhmen ta realizoj këtë, sepse dua që ta fitoj Kupën e Botës me Italinë”, ka thënë Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat