Hetemaj nuk i bëri ballë ‘Zonjës së Vjetër’

Sporti

Hetemaj nuk i bëri ballë ‘Zonjës së Vjetër’

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:52

Kampioni në fuqi, Juventusi, arkëtoi tre pikë të rëndësishme në ballafaqim me Chievon nga Verona. Juve shënoi fitore me rezultat 2:0, në takimin e javës së 20-të të Serie A. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Përparim Hetemaj me shokë dot nuk i bënë ballë ‘Zonjës së Vjetër’. Chievo rezistoi deri në minutën e 60-të, kur francezi Pogba shënoi gol pas asistimit të Tevez. Lichtsteiner vulosi rezultatin 2:0 në minutën e 73-të. Juventusi kryeson me 49 pikë, kurse Chievo zënë pozitën e 18-të me vetëm 18 pikë të mbledhura. Hetemaj luajti tërë takimin, por me gjithë përpjekjet nuk arritën rezultat të favorshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat