Talenti më i madh arrin në Barcelonë

Sporti

Talenti më i madh arrin në Barcelonë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 11:04

Talenti më i madh botëror, Martin Odegaard ka mbëritur në Barcelonë, ku dhe do të bëj stërvitjet e tij me këtë skuadër.

Norvegjezi është duke vazhduar turin e tij europian, pasi tani skuadra e ardhshme me të cilën do të bëj stërvitje është ajo e Barcelonës.

Pas stërvitjeve të bëra me Liverpoolin, Arsenalin dhe Bayernin, skuadra e radhës ku ka zbarkuar ai ka qenë gjiganti katalunas, Barcelona.

El Mundo Deportivo raporton se ftesën zyrtare për këtë gjë, Odegaard e ka marrë nga drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta.

Përndryshe, ai ende pritet të nënshkruajë kontratë me ndonjë skuadër tjetër, pasi në garë për shërbimet e tij janë shumë gjigantë si Liverpooli, Bayerni, Barcelona, Arsenali, Reali dhe shumë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat