Luan Krasniqi: Haxhi Krasniqi në rrugë të mirë...

Sporti

Luan Krasniqi: Haxhi Krasniqi në rrugë të mirë...

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:57

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, i ka uruar fat Haxhi Krasniqit para sfidës që ky i fundit e zhvillon nesër. “Bashkëvendësi im, boksieri Robin Krasniqi, është në rrugë të mirë për titullin e kampionit të botës në versionin WBA apo WBO. Një rast për ta kaluar edhe këtë pengesë të radhës, do ta ketë nesër ku në një gala mbrëmje të SES Boxing në Munchen, ai do të ketë meçin kryesor. Kësaj here takohet me polakun Darius Sek dhe pas fitores, do të ketë mundësinë të boksoj kundër kampionëve në kategorinë gjysmë të rëndë Jurgen Brahmer (WBA) ose Sergey Kovalev (WBO). Suksese Rubin!”, shkroi Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat