Partizani s’i ndahet Tiranës, kalon 2-0 Laçin

Sporti

Partizani s’i ndahet Tiranës, kalon 2-0 Laçin

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 23:09

Të kuqtë shënuan dy gola brenda 4 minutave në fillim të pjesës së dytë, pas një pjesë të parë jo të mirë

Partizani fiton 2-0 me Lacin dhe mban hapin e Tiranës në krye të klasifikimit. Të kuqtë shënuan dy gola brenda 4 minutave në fillim të pjesës së dytë, pas një pjesë të parë jo të mirë që u karakterizua nga lufta e fortë sportive në mesin e fushës. Sfida e “Qemal Stafa” nisi thuajse 10 minuta me vonesë për shkak të një problemi në sistemin e ndricimit. Organizatorët e garës pritën derisa cilësia e pamjes në fushë të ishte në parametrat normal. Në minutat e para Partizani e kishte shumë të vështirë për t’iu afruar portës së Lacit, madje ishin kurbinasit që në minutën e 9 në një aksion model tentuan zhbllokimin e rezultatit, por finalizimi i Sefës nga distanca u kontrollua lehtësisht nga Hoxha. Partizani arrin ta krijojë rastin e parë të rrezikshëm në të 28, me Fazlliun që nuk arrin të koordinohet në goditje me kokë pas një krosimi të saktë nga e majta e sulmit. Tentativa a Mazrekajt në të 33 shënon rastin e fundit të rrezikshëm të pjesën e parë.

Fraksioni i dytë nis menjëherë me gol për Partizanin. Stefan Racic shkarkon të djathtën nga distanca, duke vënë në vështirësi portierin Vujadinovic, që nuk arrin ta kontrollojë topin, aty përfiton Emiljano Vila që e ka të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë. Në fakt pozicioni i Vilës në momentin e ekzekutimit të goditjes së lirë është i dyshimtë. 4 minuta më pas Racic, shfaqet sërish vendimtar për Partizanin me një depërtim nga e djathta, por në momentin e fundit pengohet në zonë nga Vujadinovic. Për gjyqtarin është 11-meërsh i pastër, ndërsa portieri malazez ndëshkohet vetëm me karton të verdhë. Goditjen nga pika e bardhe e merr përsipër Mazrekaj që e con rezultatin në 2-0.

Nga ky moment Partizani tregohet më i kujdesshëm në fazën mbrojtëse, duke dalë me shpejtësi përpara nëpërmjet kundërsulmit. Në të 65 Mazrekaj vë sërish në vështirësi Vujadonovicin, ndërsa në të 82 tentativa nga distanca e Nexhipit përfundon jashtë. Në minutën e 2 shtesë portieri i Lacit i mohon golin e dytë personal në këtë sfidë Vilës, por jo fitoren Partizanit, që tashmë pret i qetë ndeshjen e radhës me Apoloninë po në “Qemal Stafa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat