Shkëndija fiton derbin ndaj Metalurgut

Sporti

Shkëndija fiton derbin ndaj Metalurgut

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2014 Në ora: 15:38

Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës, para shikuesve të vet, shënoi fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër Metalurgut nga Shkupi, në ndeshjen e javës së 13-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Kuqezinjtë treguan lojë të fortë dhe fituan derbin e kësaj jave. Futbollistët zbatuan me përpikëri urdhrat e trajnerit Ardian Kozniku. Në 45 minutat e parë, Shkëndija tregoi lojë të madhe dhe realizoi edhe dy gola. Stenho Junior në minutën e 29-të kaloi në epërsi tetovarët dhe pas 13 minutave n(42’) Zaiko Zeba konkretizoi për 2:0. Edhe në pjesën e dytë skuadra shqiptare bëri lojë të mirë, por jo edhe të shënojë gola. Marjan Radeski në minutën e 54-të zvogëloi humbjen e skuadrës së tij, në 2:1. Shkëndija përforcon vendin e tretë me 24 pikë, duke lënë një vend më poshtë Metalurgun me 18 pikë, kurse vardari kryeson me 33v pikë të mbledhura.

Liga e Maqedonisë
Bregallnica-Turnovo 1:1
Pelisteri-Renova 0:1
Shkëndija-Metalurgu 2:1
Sileksi-Rabotniçki 0:2
Vardari-Teteksi 5:0

Tabela
1. Vardari 13 10 3 0 26:6 33
2. Rabotnicki 13 8 1 4 22:14 25
3. Shkendija 13 7 3 3 26:15 24
4. Metalurgu 13 5 3 5 15:13 18
5. Sileksi 13 4 6 3 14:15 18
6. Pelisteri 13 4 5 4 8:5 17
7. Turnovo 13 4 4 5 13:15 16
8. Renova 13 4 4 5 15:18 16
9. Bregallnica 13 2 3 8 13:18 9
10. Teteksi 13 0 2 11 6:39 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat