Duka shpreson në KAS!

Sporti

Duka shpreson në KAS!

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 14:03


Një vendim shokues i UEFA-s, i vështirë për t’u parashikuar e që ka befasuar edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili për ‘Sport News’ ka thënë: “Ishte një vendim i cili ndoshta ishte paraprirë dhe që ndoshta do të ishte një lloj kompromisi i drejtësisë sportive, por gjithsesi nuk besoja që të arrinte deri këtu. Mendoja një vendim ndryshe, një vendim që do të distanconte futbollin nga dhuna dhe do t’i jepte një mësim dhunuesve”. Sipas Dukës, UEFA nëpërmjet këtë vendimi ka dëmtuar lojën dhe perspektivën e saj duke e lënë në dorë të Ivanëve. “Po thoja që duke i hequr 3 pikë Serbisë dhe me dy ndeshje pa spektatorë nuk mendoj se i ka shërbyer në të mirë së lojës ky vendim. Ky lloj vendimi nuk i ka dhënë një mësim dhunuesve të futbollit, por e ka lënë që ta komandojë Ivani, besoj se edhe në këto dy ndeshje pa spektatorë, Ivani do të jetë në qoshe të vendit”, shprehet Duka. Duka evidenton se nëpërmjet këtij vendimi , krijohen premisat për të dëmtuar të ardhmen e lojës më popullore në botë.“Është një precedent i rrezikshëm mendoj për të ardhmen e futbollit, precedent që i thotë dhunuesve edhe mund t’i rrihni lojtarët, se nuk ju gjen gjë, do merrni 3 pikëshin në tavolinë”. “Është një gjë e papranueshme juridikisht. Jam shumë i bindur që ne kemi të drejtë, nuk e them unë, por ma kanë thënë të gjithë ekspertët dhe specialistët e fushës. Kam shumë besim se drejtësia do të vendoset dhe ky vendim do të ndryshohet nga Apeli dhe KAS”, tha Duka. Pra ende asgjë nuk mund të konsiderohet e humbur, beteja juridike vazhdon ashtu si edhe ajo e kombëtares kuqezi në fushë në eliminatoret e Francë 2016. “Nuk mund ta quajmë të humbur, sepse procesi vazhdon në 3 shkallë. Unë mendoj se ne do t’i marrim edhe pikët në shkallët e gjykimit, por gjithsesi skuadra jonë e ka treguar në fushë se çfarë dinë të bëjnë. Gjithkush e ka parë se çfarë dinë të bëjnë, në Portugali, në Shqipëri kundër Danimarkës dhe në Serbi, në të gjitha drejtimet dhe besoj se do të bëjmë më mirë edhe në vijimin e eliminatoreve të Evropianit”, ka thënë Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat