Pse rrezikon të shtyhet ndeshja Partizan-Besiktas?

Sporti

Pse rrezikon të shtyhet ndeshja Partizan-Besiktas?

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 19:07

Rrezikon të shtyhet ndeshja e kësaj mbrëmjeje mes Partizanit të Beogradit dhe Beshiktas, e vlefshme për raundin e tretë të Europa League. Lajmi bëhet i ditur nga Kurir që njofton se takimi që është programuar të nisë sonte në orën 21.05 mund të shtyhet si pasojë e gjendjes së keqe të fushës së blertë në stadiumin e Partizanit. Gjithsesi Kurir shton se vendimi final do të merret në orët e ardhshme, ndërkohë që thekson se drejtuesit e klubit të Partizanit po bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që fusha të jetë gati për takimin e kësaj mbrëmjeje. Kurir thekson se tapeti i gjelbër u stadiumit të Partizanit është zëvendësuar para 20 ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat