Ballafaqime të vështira për shqiptarët në Champions

Sporti

Ballafaqime të vështira për shqiptarët në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2014 Në ora: 16:20


Baseli para shikuesve të vet nesër ndeshet me Liverpoolin, e cila është ndeshje xhiros së dytë e grupit B në Champions League në futboll. Baseli në radhët e veta ka pesë shqiptarë, si: Taulant Xhakën, Shkëlzen Gashin, Naser Alijin, Arlind e Albian Ajetin. Një sfidë e madhe për shqiptarët, por që shpresojnë se do të ia dalin me gjigantin anglez. Ndërkaq, sulmuesi nga Kosova, Agon Mehmeti, me Malmon nga Suedia presin Olympiakosin e Greqisë, te kjo e fundit paraqitet Pajtim Kasami! Mehmeti kërkon pikët e para me Malmon, ndërsa Kasami të vazhdojë me fitore në grupin A pas asaj ndaj Atletico Madridit (3:2). Real Madrid pret tre pikë në udhëtim ndaj ekipit bullgar, Ludogorets, ndërsa trajneri shqiptar i Anderlecht, Besnik Hasi, ka punë të zorshme me gjermanët, Dortmundin. Hasi me ekipin e tij do të mundohen që të dalin të pamposhtur dhe të mbledhin sa më shumë pikë në grupin D. Anderlecht tashmë ka një pikë pas barazimit (1:1) në Stamboll me Galatasarayn. Blerim Xhemaili me Galatasarayn ballafaqohen në Emirates me Arsenalin. ‘Topçinjtë’ janë favoritë, por ekipi turk shpreson të kthehet me rezultat të favorshëm.
Ndeshjet, nesër
Grupi A

Atl. Madrid - Juventus 20.45
Malmo – Olympiakos 20.45

Grupi B
Basel - Liverpool 20.45
Ludogorets - Real Madrid 20.45

Grupi C

Zenit - Monaco 18.00
Leverkusen - Benfica 20.45

Grupi D
Anderlecht - Dortmund 20.45
Arsenal - Galatasaray 20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat