Williams eliminoi francezen

Sporti

Williams eliminoi francezen

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:09

Tenistja amerikane, Venus Williams, bëri lojë shumë të mirë në përballje me francezen Caroline Garcia dhe fitoi me rezultat 2:0 (6:4, 6:3), në të 16-ën e finales së turneut që mbahet në Kinë. Amerikania me reketin e saj ishte në nivelin e lartë dhe nuk lejojë për asnjë çast t’i rrezikohet firoja nga rivalja. Williams, vlerësohet prej favoritëve për të fituar këtë turne mjaft të fortë. Caroline Garcia u mundua mjaft por ka qenë e pamundshme të befasohet amerikania, e cila ishte në çdo aspekt e përgatitur. Në setin e parë francezja u përpoq me takatin e saj, por humbi me 6:4, ndërsa në të radhës Williams gjithçka pati në dorën e saj dhe fitoi pa problem me 6:3 e rezultat të përgjithshëm 2:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat