Guardiola: Kemi gati ekipin kundër CSKA-s

Sporti

Guardiola: Kemi gati ekipin kundër CSKA-s

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 17:17


Trajneri bavarez, Pep Guardiola, fare si trembet CSKA,s, por pretendon se do të kthehen me pikë të plota, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E në Champions League në futboll. “Jemi të vetëdijshëm për nivelin që ka kjo skuadër. Kam gjithë grupin në dispozicion dhe të gatshëm për këtë sfidë. Për momentin jemi në kërkim të formës optimale por nuk duhet të harrojmë se niveli në Champions League është shumë i lartë. Një tjetër detaj që nuk duhet ta harrojmë është se ne jemi pjesë e një grupi shumë të fortë”, tha Guardiola. Spanjolli tha se rivali është një ekip mjaft e fortë. “CSKA ka një trajner të mirë dhe një skuadër që luan bashkë prej shumë vitesh. Duhet t’i respektojmë, pavarësisht humbjes që pësuan në Romë. Kanë në grup lojtarë me eksperiencë si Ignashevich e Akinfeev dhe mendoj se do të jenë një kundërshtar i fortë”, thotë Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat