Besa fiton derbin e madh

Sporti

Besa fiton derbin e madh

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2014 Në ora: 17:30

Kampioni në fuqi, Besa Famiglia nga Peja, fitoi derbin e madh, duke e mundur Prishtinën me rezultat 37:32 (17:19), në hapje të edicionit të ri në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në periudhën e parë djelmoshat e Prishtinës ishin më të mirë dhe udhëhoqën me dy gola epërsi (17:19), mirëpo në pjesën e dytë, vendasit u mobilizuan dhe ia dolën që të kthejnë rezultatin dhe të fitojnë me pesë gola epërsi (37:32). “Prishtina në pjesën e parë luajti më mirë dhe ishte më atraktive, ndërsa të Besa u vërejt një lodhje pas asaj ndeshjeje me ekipin estonez. Ne luajtëm më mirë, por përvoja e bëri të veten dhe fito Besa”, tha Taib Kabashi, kryetrajner i Prishtinës. “Fituam me meritë. Te ekipi ynë u vërejt një lodhje , ku pjesa e parë i takoi Prishtinës, dhe ne të dytën u kthyem në rezultat, në të cilën lojtarët e mi i zbatuan detyrat”, tha Tome Petreski, kryetrajner i Besa Famiglia. Hendbollisti i Besës, Goran Biljaka ishte më efikasi me gjithsej tetë gola, i ndihmuar nga Ante Kukrika e Kastriot Jupa, që realizuan nga 6 gola, ndërsa për Prishtinën Egzon Gjuka ishte më i dalluari më 7 gola.


Superliga, meshkujt

Kastrioti- Samadrexha 38:26 (21:12)
Besa Famiglia-Prishtina 37:32 (17:19)
Vëllaznimi Kosova 30:31 (17:14)
Zhegra- Drenica e mërkurë

Femrat
Istogu - Prishtina zhvillohet më vonë
Shqiponja – Samadrexha
Vëllaznimi - Trepça 36:10 (21:3)
Kosova - Drita 30:25 (14:13)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat