Kastrati realizoi për fitoren bindëse

Sporti

Kastrati realizoi për fitoren bindëse

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2014 Në ora: 12:38

Reprezentuesi i Kosovës, Flamur Kastrati, realizoi gol në fitoren e thellë të skuadrës së tij, Stromsgodset. Ata si mysafir fituan me rezultat 4:0 ndaj Bodo/Glimt, ndeshje e javës së 24-të e Kampionatit të Norvegjisë në futboll. Kastrati luajti nga minuta e 80-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë shënoi për fitoren bindëse. Ai për dhjetë minuta e fundit bëri lojë të mirë dhe në fund u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Stromsgodset tashmë renditet në vend të katërt me 40 pikë të fituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat