Federata Evropiane vendosë nesër për FHK-në

Sporti

Federata Evropiane vendosë nesër për FHK-në

Nga: K.Goca Më: 19 shtator 2014 Në ora: 12:53

Në Dublin të Irlandës po mbahen punimet e Kongresit të Federatës së Hendbollit Evropian. Merret vesh se për kërkesën për pranim të plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës do të vendoset të shtunën (me 20 shtator). Kjo çështje pothuajse është punë e kryer, sepse do të hidhet në votim kërkesa e FHK-së për anëtarësim të plotë në EHF, për çka automatikisht do të jetë e pranuar edhe në Federatën Botërore të Hendbollit (IHF). FHK-ja me 18 dhjetor të vitit 2004 në Budapest është anëtarësuar me kushtëzime në EHF, ku prej vitit 2005 me klube bën pjesë në garat evropiane, ndërsa nga ky vit edhe me kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat