Sërish triumfon Sacsha Starker, por Velia ruan kryesimin

Sporti

Sërish triumfon Sacsha Starker, por Velia ruan kryesimin

Nga: Fazli BERISHA Më: 31 gusht 2014 Në ora: 12:11

Çiklizëm: Tour de Kosova-edicioni i 14-të

Po afrohet fundi i Tour de Kosova dhe lufta po bëhet gjithnjë me ashpër. Edhe një triuf i çiklistit gjerman Sacha Starker i cili u tregua i suksesshëm në shtegun Pejë-Klinë-Mrasor-Malishevë-Prizren të gjatë 85 kilometra ku arriti kohë 2h39’39’’, duke lënë në vendin e dytë kryesuesin e garës Olsion Velia me vetëm +9 sekendonda sa ka edhe në pozitën e tretë çiklisti nga Novi Pazari Ernad Beganoviç. Pas tri etapave prin çiklisti i kombëtares së Kosovës Olsion Velia kohë të përgjithshme 10h23’19’’, i ndjekur nga Starker në vendin e dytë dhe Schlekrich në pozitën e tretë. Kosova rin edhe në renditjen ekipore mekohë prej 31h23’40’’ . ë dielën përmbyllet gara me etapën e 4-të në shtegun Prizren-Prevallë-Ferizaj-Gjilan-Novo Bërd i gjatë 117 kilometra. Nisja nga qyteti historik i Prizrenit, prej 38 çiklistëve marshon nëpër bukuritë e Marashit në dalje të këtij qyteti duke përshkuar nëpër Prevallën turistike. Zbresin në qytetin e vjetër Ferizaj, pastaj marrin udhë fushave të anamoravës drejt Gjilanit për të marrë kthesë në qytetin e vjetër të Artanës, të pasur me xehe e minerale, aty ku edhe do të mësojmë mbretin e ri të edicionit të 14-të Tour de Kosova.

Rezultatet e etapës së e 3 -të
1. Sacsha Starker (Profi-Line) 2h39’39’’
2. Olsion Velia (Kos) 2h39’48’’
3. Ernad Beganoviç (N. Pazar) 2h39’48’

Renditja e përgjithshme

1. Olsion Velia (Kos) 10h23’19’’
2. Sacsha Starker (Profi-Line) 10h23’31’’
3. Alekdsaner Schlekrich(Monteinfo) 10h23’37’
Renditja ekipore
1. Kosova 31h23’40’’
2. Monte-info 31h28’36’’
3. Malta 31h33’17’’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat