Van Gaal: Ka shumë lojtarë që më pëlqejnë

Sporti

Van Gaal: Ka shumë lojtarë që më pëlqejnë

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 11:16

Manchester Utd të dielën si mysafir barazoi me rezultat 1:1 me Sunderlandin dhe importoi pikën e parë për edicionin e ri. Prej kohësh flitet se Manchester Utd ka nevojë për përforcime dhe sidomos afër këtij ekipit mund të jetë futbollisti Angel Di Maria, i cili është larguar nga Real Madridi. Louis van Gaal, trajneri i Manchester Utd, nuk deshi të flasë se ka nënshkruar apo jo me anësorin argjentinas Di Maria. “Mendoj se gjithmonë klubi duhet të e zyrtarizojë. Kur ne mendojmë se është koha e duhur atëherë ne do ta zyrtarizojmë. Mirëpo, më pëlqen edhe Messi dhe Vidal. Ka shumë lojtarë që më pëlqejnë. Mirëpo, ata nuk kanë mundësi të vijnë gjithmonë tek Manchester Utd”, ka thënë Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat