Sami Çerkini, kryetrajner i ri i KH Kastriotit

Sporti

Sami Çerkini, kryetrajner i ri i KH Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2014 Në ora: 10:25

Ish-portieri i mirënjohur dhe trajneri më i mirë i shpallur në vitin 2011 në hendboll, Sami Çerkini, është emëruar kryetrajner i ri i klubit të hendbollit Kastriotit nga Ferizaj. Çerkini ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore dhe zotohet se do të ndërtojë një ekip kompakte për edicionin e ri që nis me 13-14 shtator. Ai vjen në vend të Skënder Sahitit, i cili është larguar nga ekipi. Ferizajasit synojnë që të rikthejnë shkëlqimin e skuadrës dhe të luftojnë për trofe. Çerkini ndryshe ka qenë trajner i kësaj skuadre në periudhën 2010-2011 dhe pas tre vjetësh rikthehet sërish në krye të kësaj skuadre me renome që ka shumicën e lojtarëve të rinj dhe papërvojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat