Bayerni uron Bajramin me një foto të Shaqirit e Riberys

Sporti

Bayerni uron Bajramin me një foto të Shaqirit e Riberys

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 14:21

Bayern Munich u ka uruar gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit me një fotografi të dy lojtarëve të tyre myslimanë: Xherdan Shaqiri e Franck Ribery.

Skuadra bavareze, Bayern Munich, u ka uruar festën e Fitër Bajramit gjithë besimtarëve të fesë Islame.

E, urimi i bavarezëve u bë me një fotografi të dy yjeve të këtij klubi të cilët i përkasin këtij besimi: Xherdan Shaqiri e Franck Ribery.

“Urime Bajramin për të gjithë tifozët myslimanë të Bayern Munichut. Mia San Mia”, shkruhej në urimin e bavarezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat