Triumf i Vincenzo Nibalit, marshon i sigurt drejt Parisit

Sporti

Triumf i Vincenzo Nibalit, marshon i sigurt drejt Parisit

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:46

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 101-të-etapa e 18-të

Vincenzo Nibali ka dëshmuar edhe një herë se është çiklisti absolut më i fortë i këtij edicion Tour de France. Ai kurorëzoi mbizotërimin e tij duke fituar solo . në shtegun Pau- Hautacam të gjatë 131.5 kilometra për kohë 04h 04' 17'', duke lënë në vendin e dytë Thibaut Pinot dhe i treti ishte mbreti i maleve Rafal Majka me 181 pikë. Kishte thënë se ka mësuar nga përvoja dhe këtë e dëshmoi çiklistit italian Vincenzo Nibali i cili po marshon sigurt drejt fitores me kohë të përgjithshme 80h 45' 45''. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë vazhdon ta bartë çiklisti Peter Sagan më 408 pikë. E fanellën e bardhë me pika të kuqe si maloristi më i mirë e bartë Rafa Majka, me 181 pikë. Fanella e bardhë ndërron pronarin por jo kombi e bartë një tjetër francez Thibaut Pinot me kohë të përgjithshme 80h 52' 55', si çiklisti më suksesshëm i ri i garës. Heinrich Haussler është australiani i tretë që ka lënë Tour de Francë këtë vit pas Mateu Hayman dhe Simon Gerrans. Janë 33 çiklistë që janë tërhequr nga gara deri më tani, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të mëdhenj si Alberto Contador, Chris Froome, Andrew Talansky dhe Mark Cavendish. Numri mesatar i çiklistëve që kanë braktisur Tour në katërmbëdhjetë edicionet e fundit që nga viti 2000 është 37 . Numri më i vogël gjatë kësaj periudhe ishte 28 në vitin 2010 dhe më i larta ishte 51 në vitin 2003. Çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 19-të në shtegun Mauborguet- Bergerac të gjatë 208. 5 kilometra. Kanë përfunduar etapat malore dhe tash kemi një shteg të sheshtë. Është kjo etapa transite që shkon kah veriu dhe përshkon një territor me vreshta dhe një rast i mirë për fotografët që të fotografojnë çiklistët pranë fushave me luledielli. Garuesit nisën nga qyteti Mauborguet me 2500 banorë. Kryesisht i njohur për vreshta dhe vërë të mirë si Madiran, Pacherenc dhe Saint-Mont, me monumente historike, kështjella dhe me një jetë të pasur kulturore dhe sportive. Pas 208 kilometrave garuesit mbarojnë etapën në qytetin Bergerac, me 28 000 banorë dhe kjo është hera e dytë që kalon Turi në këtë qytet pas vitit 1994. Me një ekonomi metalike, kimi, hortikulturë, Vreshtari, shkollim profesional, arsim të mesëm profesional që hap në vitin 2014, krijimi i një qendër industriale dhe turistike për 2017, aeroporti etj. Ka kishën e njohur Notre-Dame, park, qyteti muze, Muzeu Duhani, Festivale me qilar vere. Me klube sportive : Rugby hendboll, kanotazh. Mbahet gjysmë maratonë, në Triathlon etj.

Renditja e etapës së 18-të

1. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 04h 04' 17''
2. Thibaut Pinot (FRA) FDJ.FR 04h 05' 27''
3. Rafal Majka (POL) Tinkoff-Saxo 04h 05' 29''
4. Jean-Christophe Péraud (FRA) La Mondiale 04h 05' 32''
5. Tejay Van Garderen (SHBA) BMC Racing 04h 05' 32''
6. Romain Bardet (FRA) La Mondiale 04h 06' 10''
7. Bauke Mollema (NED) Belkin Pro Cycling 04h 06' 14''
8. Leopold Konig (CZE) Netapp-Endura 04h 06' 14''
9. Haimar Zubeldia Agirre (ESP) Factory Racing 04h 06' 16''
10. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 04h 06' 16''

Renditja e përgjithshme
1. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 80h 45'45''
2. Thibaut Pinot (FRA) FDJ.FR 80h 52' 55'
3. Jean-Christophe Péraud (FRA) La Mondiale 80h 53' 08''
4. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 80h 53' 10''
5. Romain Bardet (FRA) La Mondiale 80h 55' 12''
6. Tejay Van Garderen (SHBA) BMC Racing 80h 57' 19''
7. Bauke Mollema (NED) Belkin Pro Cycling 80h 59' 41''
8. Laurens Ten Dam (NED) Belkin Pro Cycling 81h 00' 00''
9. Leopold Konig (CZE) Netapp-Endura 81h 00' 22'
10. Haimar Zubeldia Agirre (ESP) Factory Racing 81h 02' 10''

Renditja ekipore
1. AG2R LA MONDIALE (FRA) 242h 40' 57''
2. BELKIN PRO CYCLING (NED) 243h 09' 30''
3. MOVISTAR TEAM (ESP) 243h 46' 44''
4. BMC RACING TEAM (SHBA) 243h 53' 22''
5. TEAM EUROPCAR (FRA) 244h 07' 47''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat