Mathieu te Barcelona

Sporti

Mathieu te Barcelona

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 14:20

Barcelona përforcohet me mbrojtësin francez, Jeremy Mathieu, i cili luajti për Valencinë në kampionatin e kaluar. Futbollisti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin katalunas. Barcelona do t’i paguajë Valencisë 20 milion euro për mbrojtësin. 10 milion do t’i paguajë menjëherë, kure pjesën tjetër do ta kryej me rata. “Barcelona dhe Valencia kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit francez, Jeremy Mathieu. Jeremy do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën për katër sezonet e ardhshme plus një sezon më shumë opsional. Çmimi i transferimit është 20 milionë euro, kurse klauzola e tij do të jetë 50 milionë euro”, thuhet në komunikatën e Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat