Hasi nuk e duron serbin, ia tregon derën

Sporti

Hasi nuk e duron serbin, ia tregon derën

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:13

Ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Besnik Hasi, aktualisht trajner i klubit kampion të Belgjikës, Anderlecht, ka rend e rregull dhe nuk duron gjithçka. Hasi është më i merituari që Anderlecht u stolis me titullin e kampionit. Gjakovari nuk e ka duruar serbin Aleksandër Mitroviq, por ka kërkuar që ai të largohet nga grupi i lojtarëve për shkak se është kthyer nga pushimi pa mbajtur formën dhe me peshë të shtuar. Te Hasi ka rend, rregull, disiplinë dhe detyrat duhet respektuar nga të gjithë pavarësisht çfarë kombësie i takon, ndryshe asnjë lojtarë nuk e duron por ia tregon derën. Këtë fat e pati serbi dhe i tregoi se aty ka disiplinë dhe jo kur t’i teket të bëj çfarë të do. Prandaj, Hasi ka vendosur rregulla të ekipi i Anderlechtit dhe ato duhet të respektohen nga të gjithë pa marrë parasysh se kush janë. Këtë duket se më së miri e ka kuptuar sulmuesi serb, Mitroviq, i cili duket se nuk i kishte respektuar fare këshillat dhe programin që ia ka dhënë trajneri shqiptar. Me t’u kthyer në ekip serbi është duket se nuk i është përmbajtur programit që ia kishte dhënë Hasi. “Do të dënohet. Nuk është në formë, ka shtuar peshë, nuk i është përmbajtur programit, i kam thënë të pushoj por ia ka tepruar”, tha Hasi që e ka përzënë serbin nga ekipi i parë deri sa ai nuk e kthen formën e duhur fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat