Bundesliga, sukses i Bayern ndaj Braunschweig, Dortmund “ok”

Sporti

Bundesliga, sukses i Bayern ndaj Braunschweig, Dortmund “ok”

Më: 19 prill 2014 Në ora: 18:43

Bayern Mynih rikthehet te fitorja pas tre javëve edhe tregoi sërish mungesë grinte në fushën e lojës. Kampionët në fuqi të Gjermanisë kaluan me vështirësi 2-0 Eintracht Braunschweig që praktikisht e ka prerë biletën për në Bundesliga 2 falë golave të shënuar në minutën e 75-të nga Claudio Pizarro dhe në të 87-ën nga Mandzukic. Me disa përjashtime të vogla, tekniku spanjoll Pep Guardiola hodhi në fushë një pjesë të mirë të titullarëve, por vendasit u bënë rezistencë kampionëve duke rrezikuar t’u shkaktonin një tjetër surprizë pas disfatave me Augsburg dhe Borussia Dortmund. Ndeshja u luajt me një ritëm të ulët deri 15 minuta nga fundi ku Pizarro shfrytëzoi më së miri një asist të Mario Gotzes duke i hapur rrugën fitores së 26-të sezonale për gjigandët e bavarisë që dyfishuan shifrat vetëm pak minuta më vonë me bomberin kroat. Pas këtij suksesi, Bayerni ngjitet në kuotën e 81 pikëve.

Në takimin tjetër të luajtur në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmund shënoi poker golash në portën e Mainz që nuk arriti ta prekte më shumë se dy herë rrjetën e Veidenfeller. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit që shënuan me mbrojtësin Jojic në minutën e 6, ndërsa Okazaki barazoi disa minuta më vonë. Për Borussian mendoi i përhershmi Robert Lewandowski i cili shënoi golin e dytë në minutën e 18-të, ndërsa ishte sërish sulmuesi japonez që barazoi shifrat në pjesën e dytë. Këtu u ndal vrulli i miqve pasi skuadra e Klopp shënoi edhe dy herë me PIszek e Reus për të forcuar kështu pozitat në vendin e dytë të klasifikimit me 61 pikë. Ndeshjet e tjera të javës së 31-të vijnë të paraqitura grafikisht.

Augsburg 0 - 0 Hertha Berlin
Freiburg 4 - 2 Borussia Monchengladbach
Werder Bremen 3 - 1 Hoffenheim
Hamburger SV ? - ? Wolfsburg

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat