Rossi: Dua konfirmin në Austin

Sporti

Rossi: Dua konfirmin në Austin

Më: 10 prill 2014 Në ora: 23:19

Në vigjilje të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, objektivi i Valentino Rossit është të konfirmojë gjërat pozitive që u panë në Katar, ku e përfundoi garën i dyti, pas Marc Marquez.

“Starti në Katar ishte i mirë, u kënaqa shumë. Këtu do të jetë e rëndësishme të konfirmohem, sepse vitin e kaluar e nisa mirë, por më pas në Austin kalova ndoshta fundjavën më të keqe sezonale, duke e mbyllur garën në vendin e shtatë.”

Gjithsesi, “Doktori” këmbëngul në faktin se Yamaha duhet të ngushtojë diferencat me Hondan.

“Do të të jetë e rëndësishme për të kuptuar nëse niveli im është rritur. Pista është shumë e gjatë, duhet të nxjerr maksimumin nga motori për të qëndruar përpara. Në këtë aspekt motorët e Hondas, sidomos Marc Marquez ishin një nivel më lartë se ne. Objektivi ynë është të japim maksimumin për të qëndruar sa më afër rivalëve tanë.”

Më pas Rossi përqendrohet te kushtet klimaterike:

“Shpresoj që të mos ketë reshje dhe pista të jetë e thatë. Zgjedhja e gomave gjithmonë është e vështirë. Në Katar Marc ishte në gjendje të përdorte gomat e forta. Me gomat e buta do të jetë e vështirë, ndaj duhet të arrijmë t’i përdorim mire të fortat.”

Ndërkohë një lajm i rëndësishëm për Moto GP është tërheqja nga kampionati në fund të 2014 e Colin Edwards, i cili ka debutuar në Superbike në vitin 1995, ndërsa në Moto GP në 2003. Në një konferenë për shtyp, 40-vjeçari theksoi se gjatë testeve të para të sezonit e kishte kuptuar se mendjen e kishte te familja, ndaj në fund të vitit do të tërhiqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat