Zhvillohet kampionati i parë i Kikboks

Sporti

Zhvillohet kampionati i parë i Kikboks

Më: 5 prill 2014 Në ora: 20:00

Federata Shqiptare e Kikboksit do të zhvillojë kampionatin e parë kombëtar të këtij sporti, këtë të diel, më 6 prill në Tiranë. Presidenti i FSHK-së, Xhavit Bajrami, thekson se në kampionat do të marrin pjesë 20 shoqata me mbi 70 sportistë.

Turneu kombëtar është planifikuar për të dielën e 6 prillit, në orën 10:00, në sallën sportive ”Fahrie Hoti” në Tiranë dhe ai do të ketë vlerë jo vetëm për të shpallur kampionët, por edhe për të bërë përzgjedhjen e fundit të sportistëve më të mirë që pritet të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin botëror amator të këtij sporti, që fillon në Spanjë në fund të prillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat