Khabib Nurmagomedov me mesazh special

Sporti

Khabib Nurmagomedov me mesazh special

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:24
Khabib Nurmagomedov

Ish-ylli i arteve marcialeve mikse, Khabib Nurmagomedov, së fundmi lavdëroi trajnerin e Real Madridit, Karlo Ançelotin.

Trajneri italian udhëhoqi “Los Blankos” në finalen e Ligës së Kampionëve pas një fitoreje me rezultatin e përgjithshëm 4-3 kundër Bajern Munihut në gjysmëfinale.

Duke postuar në “Instagram”, Nurmagomedov ndau një video të Ançelottit nga ndeshja e dytë gjysmëfinale në “Santiago Bernabeu” më 8 maj dhe shkroi: “Më i miri”.

Karlo Ançeloti ishte trajner i Real Madridit në dy periudha. Periudha e tij e parë me “Los Blankos” ishte nga viti 2013 deri në 2015, gjatë së cilës ai fitoi Kupën e Mbretit 2013–14, Ligën e Kampionëve 2013–14, Superkupën e Europës 2014 dhe Kupën e Botës për Klube 2014.

Ançelotti u kthye në “Bernabeu” në vitin 2021 pasi nënshkroi një kontratë trevjeçare. Në këtë periudhë, ai e ka udhëhequr klubin drejt dy titujve në La Liga (2021–22 dhe 2023–24), 2022–23 Kupa e Mbretit, 2021–22 dhe 2023–24 Superkupa e Spanjës, 2021–22 Liga e Kampionëve, Superkupa e Europës 2022 dhe Kupa e Botës për Klube 2022.

64-vjeçari gjithashtu ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë si trajner i Milanit (2003, 2007). Ai do të kërkojë të fitojë titullin e tij të pestë të Ligës së Kampionëve, kur Real Madrid të përballet me Borusia Dortmundin në finale në Uembli më 1 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat