Shqipëria shpreson me Dudaev dhe Valiev, zhgënjen stili greko-romak

Sporti

Shqipëria shpreson me Dudaev dhe Valiev, zhgënjen stili greko-romak

Më: 10 maj 2024 Në ora: 11:30
Pamje nga një garë

Ka nisur në Stamboll të Turqisë eventi i fundit kualifikues për në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në sportin e mundjes. Shqipëria ka siguruar deri më tani një vend në Olimpiadë me Zelimkhan Abakarov.

Gjithsesi, mundja shqiptare synon edhe të tjerë të kualifikuar, ndaj në eventin që po zhvillohet në Turqi ka shkuar me ekip të plotë. Dita e parë e garave nuk ka qenë shumë pozitive pr mundësit kuqezinj.

Në stolin greko-romak, në peshën 60kg, gaori mundësi Bajram Sina. Ai u mund 14-4 që në duelin e parë nga Romio Goliath i Namibisë, duke u eliminuar nga gara.

Të njëjtin fat pati edhe mundësi i peshës 67kg Gjete Prenga, po në stilin greko-romak. Ai u mund 10-1 nga zvicerani Andreas Vetsch që në sfidën e parë.

Në peshën 77kg, mundësi Kevin Kupi e nisi mirë turneun, duke mundur 9-0 mundësin Jonathan Ender Viruet të Porto-Rikos. Në duelin e dytë, Kupi u mund 2-0 nga gjermaniIdris Ibaev, duke u eliminuar.

Shpresat e Shqipërisë për medlaje dhe për t’u kualifikuar janë në stilin e lirë me mundësit Islam Dudaev (pesha 65kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74kg). ata do të garojnë ditën e shtunë. Dy finalistët dhe vendi i tretë shkojnë në Olimpiadë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat