Albion Ymeri synon medalje në Egjipt

Sporti

Albion Ymeri synon medalje në Egjipt

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:46
Albion Ymeri e Gazmend Maxhuni

Triatleti i kombëtares së Kosovës, Albion Ymeri, synon rezultat sa më të mirë në garën “Africa Triathlon Duathlon Cup Sharm El Sheikh 2024” e cila do të mbahet më 24 shkurt në Egjipt,

Ymeri është i përgatitur maksimalisht dhe pretendon të arrijë kohë sa më të mirë në një garë që konkurrenca do të jetë shumë e fortë.

”Jam i lumtur që këtë herë do të marr pjesë në ‘2024 Africa Triathlon Duathlon Cup Sharm El Sheikh".

Kjo është një sfidë e rëndësishme për mua, pasi përfaqësoj Kosovën dhe synoj të jap maksimumin për të arritur suksesin.

Edhe pse konkurrenca është e fortë, synimi im është i qartë: të fitoj dhe të marr medaljen e artë për Kosovën.

Me përkushtimin dhe përgatitjen e duhur, besoj se mund të arrij synimin tim”, - thotë Ymeri. 

Triatleti është falënderues edhe federatës, duke thënë: “Dua të shpreh falënderimin tim ndaj Federatës së Triathlonit për mbështetjen e vazhdueshme dhe mundësinë që më jep për të përfaqësuar Kosovën në evente të rëndësishme sportive në të gjithë botën”.

Në Egjipt është edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Triathlonit të Kosovës. 

“Jam i lumtur që do të jem në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës, z. Gazmend Maxhuni, gjatë këtij udhëtimi të rëndësishëm sportiv.

Mbështetja e tij dhe e gjithë Federatës është një frymëzim për mua për të dhënë maksimumin në këtë gare.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj në mua. Jam i gatshëm për këtë sfidë dhe do të jap gjithçka për të përfaqësuar vendin tim me krenari.”, ka përfunduar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat