Gashi shpall fitoren: Padia jonë kishte të bënte me keqpërdorime dhe uzurpim të federatës 

Sporti

Gashi shpall fitoren: Padia jonë kishte të bënte me keqpërdorime dhe uzurpim të federatës 

Nga: K.G.. Më: 12 janar 2024 Në ora: 16:41
Nuhi Gashi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Federatës së Taekwondos së Kosovës, Nuhi Gashi, është krenar që triumfoi drejtësia.

KAS vendosi në favor të tij. 

Gashi përmes një letre ka treguar se si fitojë e drejta sportive. 

“Të nderuar/ara trajner, sportistë, klube të Taekwondo-së, prindër dhe përkrahës tanë të vazhdueshëm, ju njoftojmë edhe zyrtarisht se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv - KAS më në fund edhe pas 5 - 6 muajve të mbarimit të shqyrtimit të lëndës - padisë sonë me datë: 05.01.2024 lëshoj vendimin e merituar për të drejtën tonë që kemi luftuar tash e gati dy vite.

Padia jonë kishte të bënte me keqpërdorime dhe uzurpim të federatës në mënyrë të jashtë ligjshme.

Gjatë kësaj periudhe klubet tona, sportistët tanë janë maltretuar dhe dëmtuar skajshrishtë.

Tani, me vendim të gjykatës çdo gjë është anuluar dhe do të fillohet aty ku kemi qenë në 2021.

E falënderojmë Zotin që vuri drejtësi mbi këto padrejtësi dhe tani do të mundohemi të shikojmë para duke lënë pas shpine çdo padrejtësi por jo edhe duke i harruar ato.

Falënderojmë shumë të gjithë miqtë tanë të cilët e kanë ndihmuar këtë proces të vazhdojmë para e të mos mbesim aty ku të tjerët kanë pasur dëshirë të mbesim.

Do të luftojmë me gjithë forcën dhe diturinë tonë, miqtë tanë që të rikthejmë Federatën e Taekwondo-së e Kosovës në vendin meritor dhe të respektuar siç ishte, do të punojmë në masivizimin e këtij sporti fisnik e jo të mbyllemi siç është bërë deri më tani, të ngrisim kapacitetet profesionale të trajnerëve dhe garuesëve dhe mbi të gjithë në edukimin e sportistëve tanë që nesër ata të bëhen edhe prindër të mirë.

Si UD i presidentit të Federatës kërkoj nga të gjitha klubet që ti thërrasin mendjes dhe të bashkëpunojnë në të mirë të sportistëve tanë e jo në të mirë të interesave të tyre personale e në kurriz të sportistëve dhe fëmijëve tanë.

Të bëhemi shembull i mirë i punës e jo i përçarjes.

Shembull i mirë i kujdesit për fëmijët tanë/tuaj e jo shembull i keq siç asnjë prind nuk do të kishte dëshirë të trajtohej fëmijë i tij në atë mënyrë.

Federata jonë ka njerëz të aftë për tu bërë shembull i mirë për të gjithë, ka profesionistë të mirë, ka edukatorë të mirë dhe ka edhe përkrahës tjerë të shumtë prandaj e kemi obligim ti trajtojmë sportistët tanë sikurse fëmijët tanë e jo ndryshe.

Urime për të gjithë dhe ju faleminderit të gjithëve që na keni përkrahur dhe motivuar në vazhdimësi në rrugën e drejtë tonën kundrejt padrejtësive.
Vazhdojmë përpara!”
, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat