Kryesojnë, Muhamet Asllani, Gani Hamiti dhe Diana Tarleva me nga 5 pikë

Sporti

Kryesojnë, Muhamet Asllani, Gani Hamiti dhe Diana Tarleva me nga 5 pikë

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 28 nëntor 2023 Në ora: 12:03
Pamje nga gara

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, gjatë fundjavës në ambientet e Capital Gate në Prishtinë, janë zhvillua takimet e xhirosë së 6-të të Turneut Ndërkombëtar të Shahut "Kosova 2023".

Në takimet e xhirosë së 6-të të shahistëve për normë, përfaqësuesi i Kosovës, Edrit Uruçi ka remizuar kundër Konstadin Tarlevit. Me këtë remizim Uruçi ka tubuar 3 pikë dhe vazhdon rrugëtimin e tij për normë.

Në përballjet kryesore, të Turneut Ndërkombëtar " Kosova 2023", Muhamet Asllani ka shënuar fitore kundër Ardian Jasharit 1:0, kurse Bedri Sadiku dhe Bashkim Shkurti kanë remizuar.

Diana Tarleva ka mundur Lubomir Iliqin 1:0, kurse Gani Hamitin ka shënuar fitore në përballje me Arsim Kelmendin 1:0.

Pas xhirosë së 6-të, kryesojnë Muhamet Asllani, Gani Hamiti dhe Diana Tarleva me nga 5 pikë, pasojnë Ardian Jashari dhe Bedri Sadiku me nga 4,5 pikë e kështu me radhë.

Xhiroja e 7-të zhvillohet të martën, më 28 nëntor nga ora 9,30, kurse Turneu 28 Nëntori do të zhvillohet në programin e pas ditës nga ora 16,30

Drejtësinë në këtë turne po e ndajnë, Burhan Misini, Besnik Berisha, Fatmir Gërguri dhe Fadil Pireva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat