Krasniqi përgëzon bilardistët për rezultatet e arritura

Sporti

Krasniqi përgëzon bilardistët për rezultatet e arritura

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:07
Ismet Krasniqi

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur ekspeditën e bilardos së Kosovës, që kryesohej nga kryetari i federatës, Veton Dyla, pas sukseseve në vazhdimësi në Kampionatin Ballkanik të Bilardos, të mbajtur në Petrich të Bullgarisë.

{Ekipi ynë zuri një vend të tretë me Faton Bajgorën, një të pestë me Bedri Sijarinën dhe vendin e gjashtë me Valon Gashin.

Në tri garat e kaluara të këtij viti, përfshirë atë në Prishtinë, garuesi Labinot Markaj, kishe zënë një herë vendin e parë, e dy herë të dytin. Markaj dhe Gashi kanë pasur mundësinë ta përfaqësojnë Kosovën edhe në Kampionatin Evropian, falë suksese në Ballkanik.

Presidenti Krasniqi ka përgëzuar bilardistët për rezultatet e arritura, derisa bashkë me kryetarin Dyla dhe garuesit kanë bashkëbiseduar për të gjetur ura të reja të bashkëpunimit, për të avancuar edhe më tutje sportin e bilardos.

Kryetari Dyla, duke falënderuar KOK-un për mbështetjen, sidomos me udhëtimin në Bullgari, foli për sfidat që ka ky sport dhe synimet për të ardhmen, e që janë medaljet dhe organizimi i Kampionatit Evropian në Kosovë", njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat