Kryetari i Komunës së Butelit, paralajmëron film dokumentar për Shaban Tërstenën

Sporti

Kryetari i Komunës së Butelit, paralajmëron film dokumentar për Shaban Tërstenën

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:59
Tërstena e Kostovski

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka paralajmëruar incizimin e një filmi dokumentar për fituesin e medaljes së artë në lojrat olimpike, Shaban Tërstena.

“ Komuna e Butelit qëndron prapa projektit historik me të cilin do të përjetësohet kampioni olimpik dhe bashkëvendasi ynë Shaban Tërstena.

Kemi nisur një projekt të madh, do të incizohet një film dokumentar për fituesin e medaljes së artë dhe bashkëqytetarin tanë Shaban Tërstena.

Ai ka fituar dy medalje olimpike, të artë në lojrat olimpike në Los Angeles në vitin 1984 dhe të bronztë në lojrat olimpike në Seul të vitit 1988 në stilin e lirë të luftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat