Lojtari i NFL-së pret 4 fëmijë nga 4 femra të ndryshme

Sporti

Lojtari i NFL-së pret 4 fëmijë nga 4 femra të ndryshme

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Ksavien Hauard është në yll në fushën e lojës në NFL me skuadrën e Majemi Dolfins, të cilës i ka qëndruar besnik që kur debutoi në elitën e këtij sporti në vitin 2016. Por jashtë fushës së lojës, është mësuar se besnikëria nuk është tipari i tij dallues.

Tai, një modele e njohur e “OnlyFans”, faqe me përmbajtje pornografike, ka deklaruar se është ndarë nga sportisti pasi ka mbetur shtatzënë.

Por jo vetëm ajo, pasi ylli i pornos pretendon se Hauard ka lënë me barrë edhe 3 femra të tjera dhe pret fëmijë nga të gjitha.

“Është e qartë se atij i pëlqen që të lërë femrat me barrë. Është një sëmundje e çmendur.

Jam shtatzënë pasi kam qenë me të disa herë. Ai edhe ma tha që dëshironte të kishte një fëmijë me mua”, shkroi Tai në rrjetet sociale duke publikuar një video ku i bënte lapdance sportistit.

Kjo e fundit ka akuzuar sportistin për shkak se nuk dëshiron që të paguajë për rritjen e bebes. ”Është gatitë të paguajë, por vetëm që të ndërpres shtatzëninë”, tha ajo, duke shtuar se të njëjtën gjë ia kishin konfirmuar edhe tre femrat e tjera që pritnin fëmijë nga 30-vjeçari i cili vitin e kaluar rinovoi kontratën me Majemi Dolfins, duke përfituar 90 milionë dollarë për 5 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat