Këngëtari i famshëm befason Shaban Tërstenën, ja çfarë i dhuron!

Sporti

Këngëtari i famshëm befason Shaban Tërstenën, ja çfarë i dhuron!

Nga: K. Goca Më: 6 shtator 2023 Në ora: 22:21
Shaban Tërstena

Legjenda e mundjes, Shaban Tërstena, është befasuar nga një dhuratë e punuar nga dora e vet këngëtarit të famshëm shqiptar, Zyber Avdiu.

Një dhuratë që mahniti kampionin olimpik në vitin 1984 dhe nënkampionin olimpik në vitin 1988.   

Këngëtari i famshëm ka pikturuar grushtin e hekur të sportistit më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave. 

Image

Grushti i hekur i Shaban Tërstenës, i pikturuar nga Zyber Avdiu 

"Miku im, artisti legjendar, Zyber Avdiu, një këngëtari i famshëm në trojet shqiptare, me dorën e artë të tij, me ka mahnitur me një pikturë enkas për mua me grushtin tim të hekur, duke mbajtur edhe medaljen e artë olimpike. 

Nuk kam çka të them më shumë, të lumtë dora miku im, artisti i kombit shqiptar Zyber Avdiut”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat